Politikë

Belind Këlliçi takohet me Donald me Trump: Pavarësisht nga fushata intensive, gjeti kohë të dëgjonte për shqiptarët

Shkruar nga Liberale

Belind Këlliçi takohet me Donald me Trump: Pavarësisht nga

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, ish-deputeti dhe ish-kandidati për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, ka  zhvilluar një takim me kandidatin për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Takimi mes tyre, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.

Belind Këlliçi, si një prej figurave më të njohura të Partisë Demokratike, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjeti kohën për të dëgjuar mbi Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit në të.

Në një postim në facebook Belind Këlliçi shkruan:

“Foto e vitit ???????????????????? Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH