Politikë

Beleri lë burgun e Fierit, paralajmëron rikthimin në politikën shqiptare: Do të flas me Tavon, por...

Shkruar nga Liberale

Beleri lë burgun e Fierit, paralajmëron rikthimin në

Fredi Beleri ka lënë sot qelinë në burgun e sigurisë së lartë të Fierit. 

Mësohet se para mediave Beleri është shprehur se do të luftojë për çështjen në Strasburg dhe nëse fiton do të kandidojë sërish. duke paralajmëruar kështu rikthimin e tij në politikën shqiptare.

Si eurodeputeti, ai u shpreh se me mundësinë që do ketë do ta ngrejë zërin për padrejtësitë që bëhen.

Mes të tjerash Beleri deklaroi gjithashtu se do të komunikojë më Vangjel Tavon dhe çdo person tjetër që do punojë për Himarën, por shtoi se Tavo nuk ka legjitimitetin e qytetarëve të Himarës.

“Në Shqipëri nuk ka zgjedhje, sepse pushteti ka vendosur që në këtë shteti të mos bëhen zgjedhjet. Zgjedhjet ishin bërë më 14 maj dhe unë kisha dalë fitues. Zgjedhjet e 4 gushtit ishin në të gjitha aspektet e paligjshme. I paligjshëm ishte shkarkimi im, i paligjshëm ishte edhe dekreti i Presidentit, i paligjshëm ishte edhe vendimi i kryeministrit për të implikuar gjithë shtetin dhe mafien për të fituar në një fshat.

Liria është e shenjtë, edhe një ditë në burg në mënyrë të padrejtë nuk ja vlen. Është ndër që unë jam zgjedhur eurodeputet, por duhet të dini që liria e cdo njeriu është e shenjtë.

Unë jam eurodeputet i zgjedhur nga qytetarët grekë, bëj pjesë në PPE. Me mundësinë që kam do ngre zërin për padrejtësitë që bëhen.

Edhe sot vendimi ishte politik, sic kanë qenë vendimet deri tani. Betejën ligjore do ta bëj në Strasburg. Për mua kjo çështje do të mbyllet në Strasburg”, tha Beleri.

I pyetur nëse do të komunikojë më Vangjel Tavon, Fredi Beleri dha këtë përgjigje: Sigurisht që do komunikoj më Vangjel Tavon dhe me këdo që punon dhe do të punojë për të mirën e Himarës. Nuk besoj se Vangjel Tavo nga mënyra si u përzgjodh dhe u zhvilluan ato zgjedhje ka legjimitetin e qytetarëve të Himarës. Tavo mund të jetë kryetari i bashkisë së Stërbaçit, por jo i himarjotëve.

Ai po ashtu paralajmëroi se nese Strasburgu e shpall te pafajshem do te rikthehet ne politiken shqiptare.

“Sigurisht! Kur të mbarojë vendimi i Strasburgut dhe nëse Strasburgu më nxjerr të pafajshëm do kandidoj”, tha Beleri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH