Politikë

“Bëjmë jetë qejfi e luksi”, Meta dhe Bes Kallaku “djegin” Valbonën me këngë e valle 

Shkruar nga Liberale

“Bëjmë jetë qejfi e luksi”, Meta dhe Bes Kallaku

Pushimet e verës duket se për Ilir Metën nuk kanë mbaruar. Së fundmi presidenti i Partisë së Lirisë, ka eksploruar Valbonën, nga ku nuk ka kursyer as videot duke kërcyer, kënduar e notuar në ujëra të ftohtë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Meta shihet teksa këndon e kërcen me Bes Kallaku, “bëjmë jetë qejfi e luksi, e para Laçi, e para Kukësi”.

Teksa mban bluzën e tij të preferuar jeshile dhe qeleshe në kokë, Meta duket teksa kecën me vrull.

Një ditë pas “festës”, ish presidenti ka ndarë një tjetër video ku lahet në ujërat e ftohta të Valbonës.

“Mirmëngjesi nga Valbona, nga zemra e maleve tona. Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra”, shkruan Meta pas zhytjes në lumë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH