Politikë

Begaj takohet me ministrin Hasani: Diskutuam për situatën në rajon dhe marrëveshjen me Italinë

Shkruar nga Liberale

Begaj takohet me ministrin Hasani: Diskutuam për situatën në

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim pune mëngjesin e sotëm me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Kreu i shtetit bën me dije tre tematika kanë qenë në fokus të diskutimit të tyre.

Së pari bëhet fjalë për situatën në rajon dhe së dyti për përmbylljen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore me Italinë, si dhe për dekretimin e ambasadorëve të rinj.

“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.”, shkruan Begaj.

Më 6 Shkurt ministri Hasani firmosi bashkë me homologun e tij italian, Antonio Tajani marrëveshjen që njeh pensionet me Italinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH