Politikë

Begaj takim me homologun e tij në Letoni: Synojmë të jemi së bashku në BE

Shkruar nga Liberale

Begaj takim me homologun e tij në Letoni: Synojmë të jemi së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni. Në një konferencë për mediat, presidenti Begaj, deklaroi se fokusi i bisedimeve gjatë kësaj vizite ishin qëllimet e përbashkëta strategjike të dy vendeve si dhe mbështetja e vlerave europiane.

“Sot, ne jemi aleatë në NATO, dhe së shpejti, ëndërrojmë dhe synojmë të jemi së bashku në BE. Sigurisht që Shqipëria dhe Letonia gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe kemi zhvilluar një dialog politik të shkëlqyer që ndan të njëjtat qëllime strategjike dhe mbështet vlerat europiane të përbashkëta.

Dialogu ynë politik ekzistues duhet të inkurajojë bashkëpunim më konkret dypalësh dhe shumëpalësh  në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë për përfitimet e qytetarëve tanë, duke përfshirë ekonominë, shkëmbimet tregtare,  turizmin, shkëmbimet kulturore dhe të të rinjve etj. Jam i bindur se diskutimet e frytshme të sotme do të ndihmojnë të ecim shpejt dhe me guxim në atë drejtim”, tha ai.

Po ashtu, presidenti Begaj shtoi se si aleatë të NATO-s, Shqipëria dhe Letonia bashkëpunojnë ngushtë në mbrojtje dhe siguri.  Gjithashtu, Begaj vlerësoi rolin e Letonisë sa i përket misionit të KFOR në Kosovë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH