Politikë

Begaj pas telefonatës me Cameron: Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të Britanisë!

Shkruar nga Liberale

Begaj pas telefonatës me Cameron: Mirënjohës për

Presidenti Bajram Begaj,  përmes një postimi në plaftormën ‘X’, ka zbuluar detaje nga diskutimet me sekretarin e jashtëm britanik David Cameron, të cilin nuk arriti ta takonte në Tiranë, pasi këtij të fundit iu desh të largohej me urgjencë në Londër për mbledhjen e qeverisë.

Begaj shprehet se me Cameron ka diskutuar për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Britanisë për mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore

“Kisha një telefonatë sot me Zotin David_Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, shkruan Begaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH