Politikë

Begaj merr pjesë në Samitin e SEECP në Shkup, pritet nga presidentja Davkova

Shkruar nga Liberale

Begaj merr pjesë në Samitin e SEECP në Shkup, pritet nga

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të marrë pjesë sot në Samitin e SEECP, (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) që do të mabhet në Shkup. 

Begaj u mikpri nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Gjithashtu Presidenti Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe.

Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë  pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate  të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH