Politikë

Befason Elbasani! Zbulohen qytetet ku Rama e Berisha kanë mbështetësit e tyre më të flaktë!

Shkruar nga Liberale

Befason Elbasani! Zbulohen qytetet ku Rama e Berisha kanë

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, tregoi në cilët qytete të Shqipërisë janë fansat më të zjarrë të Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Qyteti më me fansa i Edi Ramës është Gjirokastra, i dyti Vlora ndërsa Kukësi është shumë fanatik pas politikës duke i kërkuar të tre personazhet kryesorë të politikës, si Ramën, Berishën dhe Metën. Elbasani është qyteti që shfaq më pak interes për Ramën”, tha Tomi Kallanxhi.

“Berisha i ka fansat në Kukës, Dibra e dyta dhe i treti Elbasani ndërsa ku nuk e duan më shumë janë Berati dhe Gjirokastra”, tha eksperti i IT në “Review” në Euronews Albania u diskutua mbi klikimet dhe audiencën në rrjetet online.

Sipas ekspertit të IT, Tomi Kallanxhi, fjala SPAK është një ndër më të klikuarat gjatë vitit 2024.

Ndërsa Aldor Nini i ACROMAX tha se në kanalin e Youtube Edi Rama kryeson në kërkime nga politikanët, që u thye nga Meta në ditët e arrestimit të këtij të fundit, ndërsa dhe gazetari Artan Hoxha ka qenë një ndër më të kërkuarit në Youtube sipas tij.

Aldor Nini i ACROMAX tha se Faton Harizi ka qenë më i klikuar se Parashqevi Simaku në kanalet e televizioneve informative në Youtube.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH