Politikë

“Baza e NATO-s, përtej kufijve të Shqipërisë”, Rama nga Kuçova: Element sigurie! Me rëndësi për të gjithë Ballkanin

Shkruar nga Liberale

“Baza e NATO-s, përtej kufijve të Shqipërisë”,

Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se sot jetojmë në një epokë tjetër dhe Shqipëria pret me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët.

"Duke parë një pjesë të të pranishmëve këtu si përfaqësues të një gjenerate tjetër që jetoi të gjitha zhvillimet dhe përpara ndryshimeve demokratike po referohem një fragmenti të gazetës Zëri I Popullit, në maj 1954 kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi I Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se të vdekurit po kërcënin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin celur më herët për të mirëpritur shokun Krushov.

Është me rëndësi ky referim se në atë kohë Shqipëria me këtë bazë konsiderohej strategjik I perandorisë sovjetike dhe në Kucovë kishte një numër jo të vogël avionësh bombardues. Plani I luftës, do të niste me bombardimin e Vjenës, bazave të NATOs në Danimarkë dhe pjesë do të ishin edhe avionët e Kucovës.

Sot jetojmë në epokë tjetër dhe Shqipëria gjendet në anën tjetër. Duke mirëpritur me krenari aleatët e saj në një aleancë që është në radhë të parë vlerash në mbrojtje të paqes dhe dmeokracisë. Jam I lumtur sot që një punë e nisur prej kohës arriti të përfundojë dhe këtu janë plot miq partner aleatë, ku falenderoj ministrin Italian që ka ardhur edhe me disa avionë luftarakë me vete."- u shpreh Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH