Politikë

Baton Haxhiu: Gabimi më i madh do të ishte burgosja e Berishës

Shkruar nga Liberale
Baton Haxhiu: Gabimi më i madh do të ishte burgosja e Berishës

 

Në studion e “Opinion”, gazetari Baton Haxhiu theksoi se ashpërsimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po i jep atij pikë si lidership i opozitës. Pra Baton Haxhiu beson se qeveria po e ndihmon Berishën që ai të faktorizohet në drejtimin e Berishës.

Për më tepër, avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj foli përmes një lidhjeje Skype dhe theksoi se nuk ka efektivë policie tek dera e banesës së Berishës dhe se kjo masë e marrë nga Gjykata nuk e cenon aktivitetin e tij politik.

Sipas Baton Haxhiut, “nuk mund të ketë lidership të ri, për aq kohë sa Berisha del e flet me demokratët nga dritarja e banesës.”

Madje, gazetari theksoi se mbështetësit e Berishës e shohin atë përtej liderit.

Baton Haxhiu: A e di ku do të ishte gabimi më i madh, se sa arresti shtëpiak? Të fusësh në burg Berishën. Berisha dhe i gjithë lidershipi i Partisë Demokratike, e duan këtë njeri përtej liderit. E duan martir. Dhe mbi martirizimin e tij…

Luçiano Boçi: Jo, fare! Nuk është kështu, nuk është kështu.

Baton Haxhiu: Thuaj çfarë të duash. Dhe, vendoset kriteri i ri i lidershipit edhe i politikës.

-Çfarë sjell për opozitën izolimi i Berishës?

Luçiano Boçi: Të replikoj pak me Batonin, se biem në dakord që SPAK-u dhe GJKKO-ja, synimin e tyre politik, për ta eliminuar Berishën, për t’i dhënë goditje autoritetit të tij moral dhe politik, por dhe Partisë Demokratike, kanë dështuar, sepse nuk kanë atë impaktin sipas parashtrimit të Batonit: “Po ta kishim më të agravuar martirizimi do të ishte më i madh”. Ndërkohë që ne që jemi aty, përjetojmë një sulm të pazakontë, paprecedentë kemi thënë, prej vitesh dhe, ky është një fragment kulmor i bërjes së këtij sulmi në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Genc Gjokutaj: Kjo masë është detyrim që personi të mos dalë nga banesa.

-Ka policë te dera?

Genc Gjokutaj: Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë.

Genc Gjokutaj: Nuk ka policë në derë!

-Pra ka mbikëqyrje policore? Kush mund ta takojë zotin Berisha? Kë përfshin kjo listë?

Genc Gjokutaj: Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan. Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë.

-Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet e tij, mund të shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?

Genc Gjokutaj: Absolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale.

-Nëse ai do të zhvillojë mbledhje kryesie në shtëpi, i mundësohet?

Genc Gjokutaj: Dëgjo, ja ju bëj një pyetje, duhet ta gjykonte Irena Gjoka këtë çështje?

-Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?

Genc Gjokutaj: Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute.

-Në rast se ai dëshiron të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin, kujt duhet t’i marrë leje?

Genc Gjokutaj: Duhet të lajmërojë SPAK-un.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH