Politikë

Bashkëpunim Basha-Berisha? Alibeaj shuan DYSHIMET dhe tregon dy KUSHTET për bashkim

Shkruar nga Liberale

Bashkëpunim Basha-Berisha? Alibeaj shuan DYSHIMET dhe tregon dy KUSHTET

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka shuar çdo dyshim se mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të ketë një bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme.

Ai u shpreh në një intervistë për Report TV se  kjo është një thashethemnajë, ndërsa theksoi se demokratët e kanë derën e hapur nëse plotësojnë dy kushte, mbështetje për drejtësinë dhe aleancë me SHBA e Britaninë e Madhe, dy vende që kanë shpallur "non grata" Sali Berishën.

“Nuk gëlon një thashethemnajë e tillë, mund të gëlojë nga pjesa e Berishës ndoshta nuk e di. Nuk është e hijshme të komentojë një thashethemnajë. Ideja e bashkimit. Është e qartë. PD e ka bërë të qartë, që të mundim këtë regjim, që përdor armë tej ligjit, përdor administratën, banditë, patronazhistë, blen vota.

Ca kemi nevojë ne. Për gjithë demokratët, nuk përjashtoj askënd, të gjithë demokratët që janë dëbuar. Ne kemi nevojë dhe ka nevojë ky vend që të këtë atë pjesën tjetër të publikut o është asnjanëse, ose neverit 33-vjeçarin e politikës shqiptare.

Kemi nevojë të kemi aleat edhe drejtësinë. Kemi nevojë edhe për të pasur aleancë me aleatët. Mund të ketë një bashkim, por vetëm rreth vlerash, orientim i PD dhe i qartë drejt perëndimit, mbështetje pa kushte e drejtësisë”, tha Alibeaj për Report Tv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH