Politikë

Basha zbulon për herë të parë prapaskenat e anëtarësimit në NATO: Kishim kundërshtarë, por ishte vizion i presidentit të SHBA

Shkruar nga Liberale

Basha zbulon për herë të parë prapaskenat e

Kryetari i PD, Lulzim Basha, teksa ka folur në Kuvendin Zgjedhor të degës 1 në Tiranë, ka sjellë në vëmendje edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, 15 vite me parë.

Basha zbuloi për herë të parë kundërshtitë për këtë moment historik dhe rolin vendimtar të presidentit të SHBA për të anëtarësuar Shqipërinë në aleancën më të fortë të planetit.

“A bëhej dot ky antarësim pa mbështetjen e SHBA?”

“A ka shqiptarë që nuk e di se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishte vullnet personal i presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush. Kush nuk e di ta mbajë vëth në vesh. Procesi kishte aleatët tanë, mbështetësit tanë, por kishte dhe kundërshtarët tanë. E them sot me përgjegjësi të plotë si ministër i jashtëm i Shqipërisë, negociata që mbeten jashtë sensacioneve mediatike. Po, po. Kundërshtarë që Shqipëria të mos antarësohej në NATO. Jo nuk është gati, nuk jeni gati, etj. Duhej vizioni strategjik dhe vendosmëria politike e SHBA, që Shqipëria të futej në NATO, sot e 15 vite më parë. Se ku do të ishim pa këtë vizion, se ku do të ishim pa mbështetjen e presidentit Bush, që dua në këtë ditë të veçantë ti shpreh mirënjohjen nga zemra në emër të gjithë demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Një Zot i madh e di. Kishte zëra në korridoret e Aleancës që thoshin: ç'na duhen këta shqiptarët?! Çdo të bëjmë me këta shqitarët?! Dhe nga ana tjetër kishe presidentin amerikan që porosiste përfaqësuesen në NATO dhe e pyeste vazhdimisht:

“Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?

“Deri sa erdhi dita ku u vulos anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën më të fortë të planetit që njeh njerëzimi, aleancën më të fortë politike, ushtarake, por edhe aleancën më të fortë të vlerave.
Kemi detyrime politike ndaj Aleancës, dhe dihet detyrimi numër 1 i Aleancës është që një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Ne kemi detyrime ushtarake që ka vite që nuk i përmbushim. Gjendja e forcave tona të armatosura është ku thërret qameti. Në vend që të ishin zgjuar nga kambanat e alarmit që bien në Europë, por edhe këtu në shtëpinë tonë, në Kosovë, në Banjskë, si rezultat i një serbie putiniste, revizioniste, agresive, vazhdojnë e abuzojnë ato pak fonde që u japin forcave të armatosura. Ky është një turp më vete ’- tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH