Politikë

Basha takohet me Sekretarin e Thesarit të Trump në Washington D.C: Një epoke e re ekonomike po fillon

Shkruar nga Liberale

Basha takohet me Sekretarin e Thesarit të Trump në Washington D.C:

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndodhet në Washington ku po merr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Donald Trump.

Politikani gjithashtu ka zhvilluar një takim me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Trump për postin e Sekretarit të Thesarit.

Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se gjatë takimit foli për vizionin e Demokratëve Euroatlantikë për taksa të ulëta dhe nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë, duke vënë theksin te një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të Shqipërisë.

‘Pata kënaqësinë të takohesha me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Presidentit Trump për postin e Sekretarit të Thesarit, për të diskutuar mbi potencialin ekonomik që mund të realizohet jo vetëm në Amerikë, por edhe në vende më të vogla si Shqipëria, në kuadër të “një epoke të re të artë ekonomike.

E informova mbi vizionin tonë, të pasqyruar në programin qeverisës, për taksa të ulëta dhe për nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të vendit tonë. Gjithashtu, shkëmbyem mendime mbi planet e administratës së re amerikane në fushën ekonomike, të cilat pritet të kenë një ndikim jo vetëm në SHBA, por edhe në ekonominë globale’, shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH