Politikë

Basha shpreh keqardhje për Berishën: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, do të ishte më mirë

Shkruar nga Liberale

Basha shpreh keqardhje për Berishën: Po të kishte dëgjuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se 'i vjen keq' për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, për të cilin thotë se sot gjendet "në një nga pikat më të ulëta të tij".

Në një "podcast" në internet, Basha u shpreh se Berisha duhet të kishte dëgjuar këshillat e tij, për të mos e bërë problemin e tij personal pjesë të partisë.

"E kanë këshilluar gabim. Po të kishte dëgjuar këshillat që i dhashë unë do ishte më mirë, për të, për familjen e tij, dhe për Shqipërinë. Këshilla që çështjen e tij të mos e bënte të partisë", tha Basha.

Ai la të kuptohet se Berisha e ka mbyllur ciklin në politikë, dhe sipas tij tashmë Shqipëria duhet të ecë përpara. "Ai ka patur një jetë të gjatë, ka patur pikat e tij të larta, ka tashmë nga më të ulëtat. Më vjen shumë keq siç e thashë, por vendi duhet të ecë përpara. Nuk është ai problemi i këtij vendi, problemi është ai që përmende më herët", tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH