Politikë

Basha reagon pas takimit të Ramës me shqiptarët në Greqi: Ekskursion i shtrenjtë i kryeministrit që shpopulloi vendin

Shkruar nga Liberale
Basha reagon pas takimit të Ramës me shqiptarët në Greqi:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Kryedemokrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar takimin e tyre duke e cilësuar si një ekskursion të shtrenjtë të administratës shtetërore, ndërkohë që ka bërë përgjegjës Ramën për largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre, për shkak të keqqeverisjes së tij dhe korrupsionit.

“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”,- shkruan Basha.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH