Politikë

Basha publikon videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet ynë, rasti Çyrbes dëshmon se mandati i Ramës është produkt i bandave

Shkruar nga Liberale

Basha publikon videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet ynë,

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama në të cilën ai mohon lidhjet me krimin, duke i bashkangjitur asaj faktet e reja të zbuluara nga dosja e SPAK për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndarja e politikës nga krimi është një prioritet për vendin.
Sipas Bashës, mandati i personal i kryeminisrrit në Durrës është produkt i krimit të organizuar.

Postimi i Bashës:

"Ndarja e politikës me krimin ka qenë dhe mbetet një nga prioritet kryesore për Shqipërinë. Kemi denoncuar me forcë dhe me fakte lidhet e Edi Ramës me krimin e organizuar, tashmë të faktuar nga dosje të njëpasnjëshme që tregojnë se bandat i dhanë pushtetin Edi Ramës, ndërsa Edi Rama vendosi pushtetin në shërbim të bandave. Arrestimi i Jurgis Çyrbes dëshmoi, brenda dhe jashtë vendit, se edhe mandati personal i Edi Ramës në Durrës ishte produkt i krimit të organizuar. Kjo aleancë e qelbur mes krimit dhe politikës ka shënuar degradimin e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, duke e bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. Një pushtet që i shërben bandave në vend që t’iu shërbej qytetarëve, nuk i duhet as dreqit", shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH