Politikë

Basha për Bardhin dhe ndjekësit: Bëjnë sikur u djeg barku për Berishën

Shkruar nga Liberale

Basha për Bardhin dhe ndjekësit: Bëjnë sikur u djeg barku

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thumboi deputetët demokratë të cilët iu bashkuan grupi të Rithemelimit, duke thënë se në asnjë moment nuk kanë pasur interes për Sali Berishën por kanë pasur interesa personale lidhur me renditjen e tyre në listën e kandidatëve për deputetë.

“Nuk mund të bie në prejën e emicioneve e të marrë vendime të tilla. Fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur shkuan tek Berisha se iu digjte barku për të por në fakt janë njerëzit që e kanë anatemuar pas krahëve për vite me rradhë.

E dimë se nuk kanë shkuar atje as për Berishën e as për demokratët, kanë shkuar se nuk donin të ishin të tetët por të tretët, kanë shkuar se besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë. Këto janë vendime që i paguajnë sot demokratët”- tha Basha.

Lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së pasi u shpall non-grata, Basha tha se e vetmja gjë që i kishte mbetur peng ishte mirënjohja ndaj ish-kryeministrit.

“Sa kam punuar unë me Berishën nuk kanë punuar këta, sa jam kujdesur për të ruajtur imazhin e tij… por nishte një moment që duhej zgjidhja mes mirënjohjes që ishte e vetmja gjë që më mbajti peng dhe nevojës për të lëvizur përpara.

Po të mendoja për veten time, sot nuk do kishte PD euroatlantike, properëndimore”- shtoi Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH