Politikë

Basha: Pas 6 muajsh teatër e balet u bë pazar për karrige

Shkruar nga Liberale

Basha: Pas 6 muajsh teatër e balet u bë pazar për karrige

Kreu i PD Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se pas 6 muajsh teatër e balet, u bë pazar për karrige dhe interesa personale. Basha theksoi se pseudo-revolucioni ishte për të mbajtur listat e mbyllura.
Sipas Bashës, ligj i ri për komisionet hetimore është 10 herë më i keq se ligji i mëparshëm dhe që zhduk transparencën, aftësinë e opozitës për të mbledhur fakte e dokumenta, për të detyruar dëshmitarët e për ta bërë këtë në mënyrë transparente.

“U arrit një ligj i ri për komisionet hetimore që është 10 herë më i keq se ligji i mëparshëm dhe që zhduk transparencën, zhduk aftësinë e opozitës për të mbledhur fakte e dokumenta, për të detyruar dëshmitarët e për ta bërë këtë në mënyrë transparente.

Pra, jo vetëm që nuk u arrit diçka pozitive, por u humbën të drejta parlamentare, të drejta opozitare, të drejta publike që opozita i kishte. U kërkuan 8 komisione, u morën dy dhe populli me të drejtë thotë: ua bëri 8 me 2.

Një prej atyre komisioneve është sa për sy e faqe, sepse siç e dini fare mirë, si mund të kërkohet një hetim parlamentar për sterilizimin, ndërkohë ministri i shëndetësisë së kohës së sterilizimit u mor i pandehur në fillim të javës nga SPAK, me një akuzë e cila rrezikon të shkojë deri në 4 vite burg. Atëherë për çfarë e kërkon komisionin hetimor kur prokuroria i mbaroi hetimet?” tha Basha në një pjesë të fjalimit të tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH