Politikë

Basha në konferencë të jashtëzakonshme: Duart e McGonigal edhe në aferën e inceneratorëve! Të turpshme shpifjet e Ramës ndaj meje

Shkruar nga Liberale

Basha në konferencë të jashtëzakonshme: Duart e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka reaguar për dënimin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal me 28 muaj burg.

Kryedemokrati Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për "shpifjet" që bëri në emër të tij, ndërsa tha se është e paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe në historinë e vendeve demokratike, që kryeministri i vendit korrupton shefin e FBI, për të sulmuar kryetarin e opozitës.

“Mbushën mediat, dërguan madje dhe letra nëpër botë me shpresën se do të dëmtonin PD dhe Lulzim Bashën. Për keta kam vetëm keqardhje. Turpi është i tyre dhe këtë turp shqiptarët e në veçanti demokratët nuk do tua harrojnë kurrë”, tha mes të tjerash Basha.

Ai shtoi më tej se “drejtësia amerikane foli dhe McGonigal pranoi të gjithë operacionin e pisët kundër Lulzim Bashes dhe PD”.

Gjithashtu Basha theksoi se pas një investigimi “bazuar në fakte dhe prova, është zbuluar edhe një e vërtetë tjetër kriminale”.

“Duart e McGonigal gjenden edhe në aferën e inceneratorëve. Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq. Në ditët në vijim do të paraqesim në detaje të gjitha lidhjet e aferës McGonigal me aferën e inceneratorëve”, deklaroi Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH