Politikë

Basha në Këshillin e Europës: Vota për anëtarësimin e Kosovës dhe konfiskimi i aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

Shkruar nga Liberale

Basha në Këshillin e Europës: Vota për

Në një postim të shpërndarë në facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, njofton se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të vendosë këtë javë për anëtarësimin e Kosovës dhe njëkohësisht për propozimin e tij për konfiskimin e aseteve ruse dhe për përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

Përshëndetje nga Këshilli i Europës. Nis java e vendimeve të mëdha: nesër votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH