Politikë

Basha në Bruksel, thirrje për bashkim pas takimit me krye-parlamentarin Konjufca

Shkruar nga Liberale

Basha në Bruksel, thirrje për bashkim pas takimit me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Bruksel, në selinë e Këshillit të Europës së bashku me përfaqësues të tjerë të politikës nga Shqipëria dhe rajoni.

Në mesazhin e tij, si kryetari i Opozitës së Shqipërisë, Basha u takua me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konufca, u shpreh se “unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare.”

“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Basha.

Më tej kryetari demokrat shtoi se, “unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.

Basha në Bruksel, thirrje për bashkim pas takimit me

Kujtojmë se Basha dorëzoi ditët e fundit një amendament në Kuvend, ku kërkon që të ndryshohet buxheti i shtetit dhe 50 milionë euro të kalojnë për sigurinë e Kosovës.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH