Politikë

Basha me parti të re? Deputetja demokrate zbulon projektin politik të së ardhmes: Edi Rama zgjodhi kundërshtarin e tij

Shkruar nga Liberale

Basha me parti të re? Deputetja demokrate zbulon projektin politik të

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për t’i dhënë vulën e Partisë Demokratike Rithemelimit dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, grupimi euroantlantik opozitar i Lulzim Bashës dhe përkrahësit e tij ende nuk kanë marrë një vendim mbi të ardhmen e tyre politike.

Por deputetja Flutura Açka ka zbuluar përmes një postimi në Facebook se mund të krijohet një projekt i ri politik, pro SPAK dhe kundër korrupsionit.

Sondazhet tregojnë se mbi 70 për qind e shqiptarëve janë pro SPAK dhe vetëm 25 për qind e tyre u besojnë partive të vjetra, përfshirë edhe atë qeverisëse. Shanset janë që një projekt i ri politik dhe serioz opozitar mund të triumfojë në të ardhmen. A do të krijojë Lulzim Basha parti të re dhe a do të jetë projekti i tij ai i së ardhmes?
Mbetet për t’u parë…

Postimi i Flutura Açkës:

Edi Rama zgjodhi kundërshtarin e vet,
Unë zgjodha aleatin tim: SPAK-un.

Sa mijëra é mijëra mendojnë si unë?
Ajo është, pra, PARTIA IME.

Basha me parti të re? Deputetja demokrate zbulon projektin politik të

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH