Politikë

Basha me mbështetësit në Vlorë: Vazhdojmë punën duke shpalosur alternativën tonë, lista e kandidatëve tanë nuk do mungojë!

Shkruar nga Liberale

Basha me mbështetësit në Vlorë: Vazhdojmë punën

Demokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë një takim me mbështetësit në Vlorë, të cilëve u kërkoi të mbështesnin alternativën që ai do të ofrojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Që zgjedhjet e radhës të mos jenë një tjetër tango e së vjetrës dhe së keqes që ka pushtuar vendin, u tha Basha mbështetësve, “do të japim alternativën e duhur për të vazhduar rrugën pa asnjë ndalesë”.

“Shqiptarët anembanë Shqipërisë të kenë mundësinë të votojnë programin që meritojnë sepse shqiptarët meritojnë më shumë, sepse Shqipëria meriton më shumë sesa Tango e vjetër që do ti mbajë pengë në analet e vjetëruara të korrupsionit dhe krizës ekonomike ku e ka zhytur vendin. Partia politike ekziston, kemi njerëzit, kemi programin që sapo e kemi shpallur, dhe ajo që diskutohet është emri”.

Basha ritheksoi se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit, që i la vulën dhe logon Sali Berisha.

“Duke çuar rekursin në Gjykatën e Lartë ne nuk pranojmë padrejtësi, dhe padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Dhe ka filluar puna për fushatën e ardhshme dhe t’ju paraqitet shqiptarëve me logon e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Por nëse pazari dhe konspiracioni, kundër demokratëve dhe shqiptarëve do ta pamundësojë këtë, pa diskutim demokratët euroatlantik do të jenë zgjedhje, me program alternativë dhe lista e kandidatëve tanë nuk do ju mungojë shqiptarëve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH