Politikë

Basha, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në KiE: I rëndësishëm bashkëpunimi mes shqiptarëve në rajon

Shkruar nga Liberale
Basha, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në KiE:

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, Nikollë Camaj në KiE.

Basha ka bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ teksa shprehet se sfidat e sigurisë e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve, në rajon.

“Kënaqësi të takoja Nikollë Camaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në Strasburg, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon”, shkroi Lulzim Basha. 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH