Politikë

Basha me ekspertët, shpalos programin e PD: Turizmi, projekt madhor kombëtar në qeverisjen tonë

Shkruar nga Liberale

Basha me ekspertët, shpalos programin e PD: Turizmi, projekt madhor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin e radhës me grupet e punës dhe ekspertët diskutoi programin e PD për turizmin.

Kryedemokrati ka dhënë disa detaje nga projekti përmes një postimi, ku shprehet se Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin, si një projekt madhor kombëtar.

POSTIMI I PLOTË I BASHËS: 

Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit.

Me grupin e punës për programin në fushën e turizmit, mbrojtjes së ambjentit dhe planifikimit urban diskutuam në detaje për sfidat, ndërsa synojmë të rrisim të ardhurat dhe të hapim mijëra vende të reja pune.

Shqipëria është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH