Politikë

Basha: Kemi gati amendamentin në Kuvend, Shqipëria të ndihmojë Ushtrinë e Kosovës me 50 milion euro

Shkruar nga Liberale
Basha: Kemi gati amendamentin në Kuvend, Shqipëria të

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në daljen e kësaj pasditeje, në një konferencë për mediat tha se ditën e hënë do të depozitojnë në Kuvend një amendament për buxhetin që u miratua për katër minuta, duke kërkuar rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.

Sipas Bashës, në mungesë të ndihmës së qeevrisë, opozita duhet të bëjë diçka për Kosovës, dhe ky do të jetë hapi i parë.

“Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti në Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar”, theksoi Basha.

“Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër veç kukuvajkave të mëngjesit te Kryeministria apo Kuvendi, dhe ato të darkës, e dini vetë ju ku. Asgjë për sigurinë kombëtare. Ky që është në pushtet bën teatër me regji për zhvillime pseudo-politike”, nënvizoi kreu demokrat.

“Opozita duhet të bëjë detyrën e vet në drejtim të Kosovës. Ka në dorë jo thjeshtë të tregojë me gisht plagën, por të vërë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por dhe të kërkojë hapa aktivë. Ndaj të hënën do depozitojmë në Kuvend një amendament të mega-buxhetit që u kalua për 4 minuta dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 miliard lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën”, tha Basha.

Buxheti i vitit 2024 parashikon mbi 7 miliard euro, por duket qe qeveria e cila me disa mbledhje të përbashkëta pretendon se është patriotike, ka menduar vetëm për shpenzime ekstra dhe dieta, por nuk ka menduar asgjë për situatën në Kosovë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH