Politikë

Basha: Ka më shumë se dy muaj që komisioni i Reformës Zgjedhore u asgjësua

Shkruar nga Liberale

Basha: Ka më shumë se dy muaj që komisioni i Reformës

“E prishën komisionin e Reformës Zgjedhore se do të ndërtonin një tjetër celulë 3 plus 3. Ka më shumë se dy muaj që komisioni i Reformës Zgjedhore u asgjësua me dorën e atyre që i thonë vetes opozitë, por që në fakt janë rimorkio e Edi Ramës.” – u shpreh kryetari i PD-së, Basha, duke folur nga Kuvendi Zgjedhor i Degës 3 në kryeqytet.

Basha u shpreh se propozimet e PD-së i shërbejnë çdo shqiptari dhe është rruga e duhur drejt përparimit dhe zhvillimit të merituar.

Basha: “Për të ndërtuar së bashku një rrugë përmes së cilës ta zgjojmë Shqipërinë nga ky ankth e t’i japim drejtimin e merituar drejt përparimit, drejt zhvillimit, drejt mirëqenies për çdo shqiptar, për këtë arsye kemi propozuar reformën zgjedhore me katë kolona të cilat i shërbejnë çdo shqiptari. Të cilat siç e dini fare mirë, po të dalim jashtë i përqafon çdo qytetar pavarësisht prej bindjeve politike. Për listat e hapura, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik, për Shqipërinë një zonë që garanton barazinë e votës dhe për votën e diasporës. Ky është një rast tjetër ku duket qartë se kush e bën betejën për shqiptarët dhe kush e bën këtë betejë për demokratët dhe kush është kthyer në rimorkio të urbanit të prishur të Edi Ramës. E prishën komisionin e reformës zgjedhore se do të ndërtonin një tjetër celulë 3 plus 3. Ka më shumë se dy muaj që komisioni i reformës zgjedhore u asgjësua me dorën e atyre që i thonë vetes opozitë, por që në fakt janë rimorkio e Edi Ramës.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH