Politikë

Basha ironizon marrëveshjen Rithemelimi-PS: Si u katandis kokoshi me një thelë! (Thirrja e kryedemokratit për BASHKIM) 

Shkruar nga Liberale

Basha ironizon marrëveshjen Rithemelimi-PS: Si u katandis kokoshi me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Dibra deklaroi sot se qeveria e papërgjegjshme e Edi Ramës, ka shkaktuar plagë të mëdha në Shqipëri për shkak të qeverisjes së saj të korruptuar.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Basha nuk la pa shigjetuar dhe grupimin tjetër brenda PD-së, siç është Rithemelimi, duke u shprehur se "këta që hiqen si opozitarë, duhet të vendosin nëse janë pro luftës kundër korrupsionit."

“Ajo që pritet prej nesh nuk është thjesht mbijetesa, por dalja nga kriza e shkaktuar nga kjo qeveri. Të ndërtosh këtë alternativë, do të thotë të besosh te e nesërmja e Dibrës dhe Shqipërisë. Nëse betejën e bën për karrigen tënde personale, jo vetëm që s’i shërben Shqipërisë, por je kthyer në shërbëtor. Nga njëra anë i kemi të qarta plagët e shkaktuara në Dibër dhe Shqipëri nga kjo qeveri e papërgjegjshme për shkak të korrupsionit apo pashpirtësisë.

Nga ana tjetër, mungesa e një alternative dhe zëvendësimi i saj me gjuhën e lodhur dhe të mungesës së një plani nga qeveria, i shërben kësaj qeverie. Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, por e qartë. E qartë për përballjet, e qartë për qëndrimet bardhë e zi dhe për çfarë presin, meritojnë dhe do të ketë shqiptarët nga PD. Kjo qartësi është jetike për të vendosur piketat e së nesërmes. Oferta duhet të jetë e plot, pa dritëhije dhe e qartë.

Si mund të ketë drejtësi kur ata që e cilësojnë veten opozitë, sulmojnë institucionin më të lartë të drejtësisë. Në vend që t’i japë qytetarëve alternativë të saktë, bëjnë zig-zake për drejtësinë. Jeni apo jo që pushtetarët të përgjigjen për shkeljet? Që të zhduket imuniteti parlamentar dhe të vendoset drejtësi reale. Si me Arben Ahmetjan, që u deshën 2 javë për të hequr imunitetin, dhe iu dha kohë që të arratisej.”- u shpreh Basha.

Mes të tjerash Basha ka ironizuar dhe marrëveshjen e Rithemelimit me PS-së për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

“Ajo që pritet është një marrëveshje pazar dhe se është prodhuar një fabul e tërë se revolucioni do të shporrë këtë qeveri. Qeveria ka kaluar që t’i kalojë ligjet sa hapë e mbyll sytë. Pse u dorëzua flamuri i revolucionit? Sot ata që e rrëzuan revolucionin i kanë sytë përdhe. Pse nuk shohin ata po i mbajnë sytë përdhe?

Ata duhet të tregojnë se si u katandis kokoshi me një thelë. Kërkuan revolucion. Sot po rrinë si qingja përballë Edi Ramës me shpresën se ky pazar do t’i mbajë në karrigen e radhës. Pazari i tyre kaq paska qenë. Ndaj kam një thirrje për bashkim. Shpresa e vetme për rrotacion është këtu, është Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka ndryshuar asnjë germë në qëndrimet e saj.”, tha kreu i PD Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH