Politikë

Basha flet për ata që “e tradhtuan” dhe shkuan me Berishën: Doktori na ftoi në luftë ‘vëlla-vrasjeje’

Shkruar nga Liberale

Basha flet për ata që “e tradhtuan” dhe shkuan me

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për ata “që e tradhtuan” dhe shkuan në grupin e Sali Berishës.
I pyetur se përse njerëzit që ai vetë i mbështeti dhe i promovoi në politikë, sot janë në anën e Berishës, tha se është një zhgënjim dhe se kjo duhet të kthehet në mësim.

Më tej Basha, i ftuar këtë mbrëmje në një intervistë në Top Story me Grida Dumën, në Top Channel, shtoi se Sali Berisha kërkoi që t’i çonte në “vëlla-vrasje” dhe se nëse ai dhe grupi i tij do të reagonte, mund të shkohej në “një luftë civile” brenda PD.

“Shpjegim njerëzor fare normal. Të gjithë në jetën tonë japim besim, diku marrim besim mbrapsht, diku zhgënjim. Nxjerrim mësim nga këto, kjo ndodhi. Është një dramë e madhe për PD, por nga këto nxjerrim mësime.

Ajo ku na ftonte doktori (Berisha) ishte një luftë vëlla-vrasëse me njëri-tjetrin. Siç e patë kulmoi në atë ngjarje të shëmtuar… Zgjedhja ime, e çdo lideri mendoj në një situatë të tillë, është të bëjë gjithçka, ndoshta dhe grupin për të lartësuar veten, apo të bëjë çdo gjë përfshirë sakrificë dhe veten për të shpëtuar grupin.

Dhe zgjedhja ishte e qartë. Nëse do ishim futur në betejë dhe ne, as muret nuk do i mbeteshin PD. Do ishim futur në një luftë civile brenda njëri-tjetrit. Nga kjo përfitonte Rama dhe dëmtohet PD dhe Shqipëria”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH