Politikë

Basha flet i pari në Kuvend: Të mos përsëritet skandali i 2008, hiqni dorë nga axhendat personale

Shkruar nga Liberale
Basha flet i pari në Kuvend: Të mos përsëritet skandali i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pari që mori fjalën sot në foltoren e Kuvendit, pas 5 muajsh tensione në sallë.

Basha u ndal te ligjet për Komisionet Hetimore, pas marrëveshjes PS-Rithemelimi, që sipas tij, shënoi një precedent të papranueshëm.

Basha tha se kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe për vendin, pasi dhe 1 vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare.

“A ishin këta këto 6 muaj apo ishin të tjerë. Çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu. Çmimi është i paimagjinueshmë. Këtë vit, 7 mld euro do dalin nga xhepat e shqiptarëve por se si do të shpenzohen nuk patëm shansin ta diskutojmë".

Pas një viti vendi do të jetë në fushatë zgjedhore. Kodi Zgjedhor është sakrifica më e madhe dhe flijimi më i madh në emër të 6 muajve denormalizim.

"Hiqni dorë nga axhendat e ngushta partia ke dhe personale dhe jepini deri në fund të muajit shqiptarët një Komision Zgjedhor normal. Mos përsërisni skandalin e 2008”, - theksoi Lulzim Basha. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH