Politikë

Basha dhe PD në sulm frontal kundër korrupsionit të Rilindjes: Dy kallzime penale në SPAK ndaj Ramës

Shkruar nga Liberale

Basha dhe PD në sulm frontal kundër korrupsionit të Rilindjes:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij në degën e PD të Njësisë nr.6 në Tiranë, deklaroi se javën e ardhshme forca politike që ai drejton do të depozitojë 2 padi penale ndaj kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj si dhe për skandalin e denincuar së fundmi nga Basha, se McGongal është paguar edhe nga Inceneratorët.

"Java e ardhshme do të jetë një javë ku ndaj Edi Ramës PD do të depozitojë 2 kallëzime në SPAK. I pari bazohet mbi rëfimet e 2-shit të tij jetëgjatë, Arben Ahmetaj, se është vet ky kryeministër pronari i vërtetë dhe përfituesi kryesor i aferës së tmerrshme të inceneratorëve.

Dhe kallëzimi i dytë do të jetë pikërisht lidhja midis përfituesve nga inceneratorët, përfituesve nga afera McGonigal që çon detyrimisht tek i njëjti person, tek i njëjti emër, tek i njëjti përgjegjës.

Detyra jonë është t’i vëmë këto fakte para drejtësisë dhe detyra e drejtësisë është t’i zbardh në mënyrë profesionale me një hetim të thelluar, të paanshëmdhe objektiv shkeljet penale dhe përgjegjësitë ligjore për këtë aferë të tmerrshme”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH