Politikë

Basha-demokratëve: Distancohuni nga hallexhinjtë e SPAK! Berisha peng i dosjeve të tij, përdoret nga Rama si ‘gogol’ në zgjedhje

Shkruar nga Liberale

Basha-demokratëve: Distancohuni nga hallexhinjtë e SPAK! Berisha peng

Lulzim Basha thotë se “demokratët nuk meritojnë të tërhiqen zvarrë prej frikës së Berishës nga e shkuara e tij, dhe as të përdoren nga ky i fundit në pazaret me Edi Ramën dhe Ilir Metën”.

Përmes një statusi në Facebook kreu i demokratëve Euroatlantikë, i quan “hallexhinj të SPAK” Berishën dhe Ramën, ndaj edhe janë në pazar për të mbrojtur dhe shpëtuar njëri-tjetrin. Sipas Bashës, Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet falë "gogolit" që mban peng opozitën.

Statusi i plotë i Bashës:

Sali Berisha është peng i dosjeve të tij, prandaj përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje. Berisha i përdor demokratët si mburojë, kur i duhen për protestat para SPAK-ut dhe si dele kur i duhen numrat Edi Ramës në Parlament, siç bëri kur bashkoi votat me Ramën për të liruar të korruptuarit përmes amnistisë dhe për të mbyllur listat.

Demokratët nuk meritojnë të tërhiqen zvarrë nga frika e Berishës nga e shkuara e tij, dhe as të përdoren nga ky i fundit në pazaret me Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Demokratët dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj ne do të përballemi me ta në zgjedhje duke iu ofruar qytetarëve një model tjetër, që e përdor politikën për t’i shërbyer njerëzve, jo interesave personale të hallexhinjve të SPAK.
Shqipëria meriton më shumë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH