Politikë

Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD-së, ja vendimi që mori Gjykata e Tiranës

Shkruar nga Liberale

Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD-së,

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua këtë të martë seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Bëhet me dije se seanca u shty për në datën 30 Prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Gjithashtu në të njëjtën seancë gjykata do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

“Përfaqësimi ndaj të tretëve bëhet nga kryetari, as nga Këshilli Kombëtar. Kanë tagër të caktimit ose zgjedhjes së një kryetari të ri”, tha përfaqësuesi ligjor i  Bashës pas përfundimit të seancës.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 Korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit, ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH