Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nëpërmjet një video- mesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, për Vitin e Ri 2025, duke u shprehur për një vit sa më të mbarë.
Në vitin 2025 ajo përmendi kantierin e rëndësishëm të Korridorit 8-të, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje që do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit.
“Korridori 8-të do të ndërlidhet me portin e ri në Porto Romano, gara e të cilit është një garë ndërkombëtare dhe tashmë është e hapur. Porto Romano do t’i shërbejë Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, por do të jetë edhe një port sigurie pasi aty do të jetë edhe një bazë e NATO-s”, tha Balluku.
Ajo theksoi se edhe energjia ka bërë hapa përpara, pasi për herë të parë ndërmarrjet kanë arritur të bëjnë bilance pozitive të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar shërbime më të mira, por edhe kanë shënuar stabilizim të financave të tyre, duke krijuar mundësinë që gjatë vitit 2025 të ulet edhe çmimi i energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët.
“Kemi ulur nivelin e humbjeve në nivelin 17.83% duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësur që të ulet çmimi i energjisë. Gjithashtu kemi arritur në sezon veror të përballojmë fluskin e lartë për energji dhe kjo falë punës së mirë të gjithë punonjëve të OSHEE dhe OST”, u shpreh Balluku.
Balluku tha se, 2025 është një vit plot sfida. Ajo shprehet besimplotë se me angazhimin dhe dëshirën e punonjësve, do të mund të bëhen punë edhe më të mira.
“Kemi ndryshuar katërcipërisht sektorin e Ujësjellës- Kanalizimeve duke rritur të ardhurat e sektorit dhe duke shërbyer me sisteme të mordernizuara dhe të sigurta për të gjithë shqiptarët. Ndërsa një gur kilometrik është vendosur edhe në sektorin e Aviacionit Civil.
Mbi 10 milionë pasagjerë janë ulur në aeroportine Tiranës që do të pasohet gjatë 2025 me aeroportin e Vlorës që do të nisë operimin e tij në pranverën e këtij viti. Lajme të mira do të kemi plotë”, tha Balluku.
Sipas saj, ashtu sikurse Tirana u rrethua nga një unazë infrastrurore rrugore moderme që plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e BE-së, ashtu do të vazhdohet të punohet në të gjithë vendin.
“Për të përmbyllur të gjitha kantierët që tashmë kanë nisur nga puna dhe për të hapur kantiere të reja ndërtimi që do ta cojnë Shqipërinë në një nivel tjetër, atë evropian. Ashtu siç premtuam dhe po bëjmë punën tonë çdo ditë”, mbyll video- mesazhina e saj, Balluku.