Politikë

Balla prezanton ligjin për sistemin e adresave: Do të ketë kod unik për çdo adresë

Shkruar nga Liberale

Balla prezanton ligjin për sistemin e adresave: Do të ketë kod

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi ditën e sotme ligjin për sistemin e adresave dhe ndërtesave në të gjithë vendin.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Balla tha se ligji i ri që pritet të miratohet, kërkon që çdo godine në Shqipëri t’i vendoset një numër unik, që do të lehtësojë përcaktimin e vendodhjes.

Balla tha se plotësimi i sistemit të adresave do t’iu vijë në ndihmë turistëve të huaj të cilët kanë shprehur shqeësime të vazhdueshme për këtë mungesë, por dhe do të ndihmojë dhe sistemin postar.

“Një prej vendimeve të marra sot ka të bëj me ligjin për sistemin e adresave, bëhet fjalë për krijimin e një regjistri unik të adresave unike. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore do të kemi një regjistër unik ku do te referohen të gjithë institucionet shtetërore, nën kontrollin Ministrisë së Brendshme.


Po ashtu, çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend do të ketë një kod unik i pa replikushëm në bashki të ndryshme dhe kjo na mundëson t’i japim zgjidhjeve problematikave për ofrimin e shërbimeve, lehtësimin e mbërritjes në adresë jo vetëm të shërbimit postar por edhe turistëve. Një prej problematikave që kanë ngritur turistët, u mundësojmë që përmes këtij kodi unik të jenë lehtësisht të arritshme.  Ftoj qytetarët ta frekuentojnë që tani, adresari.mb.gov.al.

Është një mundësi për çdo qytetarë qe ka një problematikë më një adresë. E ftoj Kuvendin ta miratojë sa më shpejt për të përmirësuar këtë sistem. Çdo familje do ta ketë banesën më një kod unik, i cili të drejton menjëherë sapo vendos kodin. Ne do të punojmë fillimisht me Google, për të aksesuar kodin unik, dhe më pas për t’u drejtuar në adresën që do të shkojë”, tha Balla.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH