Politikë

Azgan Haklaj: Euroatlantikët mblidhen në ditëlindjen e SHBA-ve!

Shkruar nga Liberale

Azgan Haklaj: Euroatlantikët mblidhen në ditëlindjen e SHBA-ve!

Nga Azgan Haklaj: 

Mes dimrit të acartë të gjejmë brenda vetes verën e pamposhtur!

Me 4 Korrik do të rimblidhet serish tryeza konsultative e Harkut EuroAtlantik, tashmë në një stad e situatë tjetër që diktohet nga koha dhe ngjarjet që po përjeton vendi. Nuk është vetëm një hap tjetër i avancuar konsolidimi por një tryezë pune e shqyrtimi, mendimi e sugjerimi për projekt -programin fitues e strategjinë elektorale që Lulzim Basha dhe demokratët euroatlantikë kanë publikuar pak ditë më parë.

Në të njëjtën ditë do të mblidhen strukturat, kryesia, dhe këshilli kombëtar i demokratëve euroatlantikë. Nuk u përzgjodh rastësisht kjo datë pasi që përkon me festën kombëtare të aleatit tonë të madh, SHBA-ve. Dikujt mund ti duket e parëndësi kjo simbolikë si një retorikë sipërfaqësore e sempliste por në fakt aty gjëndet e vërteta e madhe e kësaj skizme tre vjeçare që çoi në përçarjen e demokratëve të opozitës dhe në shfrytëzimin e pamoral të saj nga pushteti i korruptuar e konspiracionist i Edi Ramës.

Në shpirt e në koshiencën politike të demokratëve, në aspiratën e hershme e aktuale të atyre që besojnë në shenjtërinë e parimeve mbi të cilat jemi themeluar e betuar qëndron pikërisht aleati ynë i madh, gardiani i vlerave të lirisë e demokracisë SHBA. Asnjë sajesë e intrigë për interesa okulte përsonale të establishmentit të vjetër që tani kanë marrë erë nuk mund ta fshijë dhe as ta zëvendësojë këtë ideal e princip parësor.

Dita ditës po zvetnohet e zhvlerësohet pseudosovranizmi patriotik i Sali Berishës, sikundër po dekonspirohet deri në përqeshje divorci për të ruajtur hajninë e Ilir Metës, shoqëruar me "rimartesat "e tyre për pushtet. As gomat që digjen me regji para zyrës së Erjon Velisë të sjella enkas nga fugonat e policisë, as investimi në gjykatën e apelit nga Belinda Balluku dhe akrabatë e saj per t'ju grabitur demokratëve simbolet nuk do ta fshehin qëllimin e vërtetë të një bande politike të korruptuar që mban peng vendin per 3 dekada dhe rrezikon demokracinë e ardhmërinë tonë.

E bëra këtë parantezë jo thjesht për të shpjeguar koinçidencën e paramenduar të tubimit tonë euroatlantik pikërisht me dt.4 korrik por edhe për t'ju qasur me seriozitet realitetit të hidhur anti-amerikan e anti perëndimor që po na serviret sot në forma të hapta e të nëndheshme nga kapot politike të tranzicionit.
Eshtë jo vetëm e dhimbshme por fatale për fatet e atdheut e kombit sidomos në kontekstin gjeopolitik rajonal e botëror një direksion i tillë që jo vetëm injoron por sfidon aleatin tonë strategjik.

E më keq akoma kur me paratë dhe influencën korruptive të segmenteve të drejtësisë pajiset me vulën e anti amerikanizmit një grupacion tashmë haptas i deklaruar anti perëndimor. Është kjo një tablo e zymtë e vendit tonë me shtetin e pushtetin me të korruptuar autokratik që shëmbëllen me sulltanatet e botës së tretë ku ka peng një pjesë të opozitës të lidhur me ujdinë e hallit nga organet e drejtësisë, ndërsa euroatlantikët që sponsorizohen e suportohen nga aleatët euroatlantikë duket se nuk kanë rrugëdalje nga ky udhëkryq…

E tillë dukej dhe tabloja e vitit 90-të kur kishte rënë perandoria komuniste në glob ndërsa këtu vlonin sloganet e mbijetesës së diktaturës.
Por si atëherë edhe sot aspiratat e kombit thërrasin misionarët që si në kohën e Xhorxh Washingtonit duhet të marrin rolin e gjysmë perendive për fatet e vendit.

Dhe koha është sot. Me vullnet dhe idealizëm, me tolerancë e stoicizëm, me program të qartë e të realizueshëm ,me aleatët në krah e në bashkërendim sigurisht që do ja dalim. Nuk është kohë meditimi meskin për poste e kolltuqe ndryshe bëhemi njësh me ata që na çuan në këtë situatë dhe ua mbyllim derën besimit dhe mbështetjes. Shumë kush mendon se rruga jonë e fitores është në kufijtë e pamundësisë ngaqë korrupsioni e autokracia e pushtetit ka marrë qytetari të frikshme.

Të tjerë mendojnë se ujdia e hapur dhe nën tokë e segmenteve të kompromentuara e të dezinjuar botërisht si të tilla e rrit pamundësinë, por besoni se rruga jonë sa principiale aq dhe idealiste do të triumfojë.Populli ynë nga përvoja mijëra-vjeçare eksperiencën e tij e ka shndërruar në filozofi që paraqitet thjesht në sentencën "Se zullumi këputet aty ku është më trashë". Ky është fati final i zullumqarëve të sotëm të demokracisë të cilët pas non gratës në gjithë botën demokratike do marrin me vote dhe non gratën nga vetë shqiptarët.

Po i mbyll këto radhë me shprehjen optimiste e lapidar’ të Albert Kamy-s:

“Mes dimrit të acartë të gjejmë

brënda vetes verën e pamposhtur".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH