Sport

Artan Hoxha ironizon tranjerin Silvinjo: Rritja e vetme është çmimi i biletave, abuzimi me pasionin për kombëtaren

Shkruar nga Liberale

 

Artan Hoxha ironizon tranjerin Silvinjo: Rritja e vetme është

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho thotë se ka një rritje të ekipit, edhe pse mbrëmë në Letoni shkuan në një barazim 1-1, dhe me Serbinë u humb penalltia e famshme. Pas dy barazimeve ka ironizuar gazetari i kronikës, Artan Hoxha. Ai thotë se e vetmja gjë që është rritur, është çmimi i biletës në stadium. ”E vetmja gjë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit madje ka arritur në stratosferë është çmimi i biletave për qytetarët më të varfër të kontinentit, duke abuzuar me pasionin e tyre për të parë Kombëtaren”,- shkruan në një postim në Facebook.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pas barazimit me Letoninë:

“Jemi në rritje…”

Mister Silvinjo, në rritje ishim gjatë eliminatoreve të kaluara, kur na çove në Kampionatin Europian. Që prej asaj kohe, jemi në rënie. Madje, në një rënie të lirë…

E vetmja gjë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit madje ka arritur në stratosferë është çmimi i biletave për qytetarët më të varfër të kontinentit, duke abuzuar me pasionin e tyre për të parë Kombëtaren.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH