Politikë

Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Basha: Arkitekti i korrupsionit, Edi Rama. Mbështesim pa rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin!

Shkruar nga Liberale

Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Basha: Arkitekti i korrupsionit,  Edi Rama.

Ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas urdhrit të SPAK për arrestimin  e kryebashkiakit të Himarës, Jorgo Goro. Basha fajësoi kryeministrin Rama, si të përfshirë në skandalet me të cilat po shoqërohen vartësit e tij.

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili doli humbës në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023, por mbeti në detyrë pas arrestimit të Fredi Belerit, është ndaluar të shtunën së bashku me katër persona të tjerë.

"Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan zbrazur të gjithë pemëtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptar që e beson këtë?! Sigurisht që jo.

Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, pronat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Inkurajojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin" tha Basha në reagimin e tij" - tha Basha në reagimin e tij.

Goro i cili garoi për një mandat të katërt nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës në maj të vitit të kaluar, vijoi ta ushtronte detyrën megjithëse fitues u shpall rivali i tij, Alfred Beleri. Ky i fundit nuk arriti të kryente betimin pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, vepër penale për të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg më 5 mars.

Më 5 tetor të vitit të kaluar, Goro u thirr në SPAK, pak ditë pasi Beleri kishte depozituar ndaj tij një kallëzim penal për abuzime të konstatura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH, në periudhën 2019-2021, kur Bashkia e Himarës drejtohej nga i ndaluari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH