Politikë

Arrestimi i drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Flet për herë të parë Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit!

Shkruar nga Liberale

Arrestimi i drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Flet për

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, foli mbrëmjen e sotme për arrestimin e drejtorëve te Bashkisë Tiranë me urdhër nga SPAK, të cilët akuzohen për korrupsion.

Në një intersvitë për emisionin “Real Story” në ABC News, Veliaj shprehu ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, ndërsa bëri thirrje që kompanitë të bëjnë vetëdeklarim.

Ai tha mes të tjerash se “jetojmë në një vend ku të gjithë njihen me të gjithë dhe në finale e vetmja gjë që të mbetet, se tani po reflektoj si Erion, jo si kryetari i Bashkisë”.

"Jetojmë në një vend ku të gjithë njihen me të gjithë dhe në finale e vetmja gjë që të mbetet, se tani po reflektoj si Erion, jo si kryetari i Bashkisë, e vetmja gjë që të mbetet në një vend ku të gjithë janë kushërinj me dikë është që kjo të kalojë testin e gjykatës. Gjykoj që, një gjë është bërë mirë që nga 2013, kur Edi Rama na ka mbledhur unë isha deputet i ri i Gjirokastrës, as nuk e dija që do bëhesha ministër, apo që do qeverisja qytetit ku jam zgjedhur kryetar bashkie edhe ku jam rritur. Në atë kohë na tha: bëmë gjithë këtë fushatë për një reformë në drejtësi, siç bëmë për taksën progresive, për të promovuar turizmin, apo një politikë për fshatin, ca kemi thënë do t’i bëjmë.

Nuk guxonte dot Ina Rama se i thonin lavire bulevardi dhe nuk bënte dot koment presidenti i Republikës, se konsiderohej horr Bamir Topi në atë kohë dhe kemi arritur në një pikë ku jo vetëm nuk guxon njeri të bëjë komente për ta, flas për qeverinë. Për opozitën, kur iu intereson SPAK është shumë i mirë kur merret me tre na 300 drejtorë dhe SPAK është shumë i keq kur të merr babin. Ka një hipokrizi të jashtëzakonshme. Por, në finale në një bashki që ka 1 mijë punë të mira dhe gjithë titujt ndërkombëtarë, sapo përcollëm ministrat e turizimit, ka nevojë për më shumë sy? Patjetër, është një ndjesë publike dhe një reflektim. Ndonjëherë në vrapim e madh të gjërave ti thua, prit pak ndonjëherë të bëj më pak gjëra por të sigurohem. Nga akuza na del që nuk diskutohet se puna nuk është bërë, puna është bërë, pyetja është duhet ta bënte kjo firmë apo një tjetër.

Njerëzit duhet të dinë se në bashkinë e Tiranës, ka çdo ditë 30 procedura, rreth 1 mijë në vit. Bashkia blen edhe pllaka për varret edhe arkivol për ata që janë të pastrehë, edhe kitet e sterilizimit të qenve të rrugës, klor për ujin, bankat e shkollave, mesa duket ka disa vende që e kanë çuar në ekstrem. Bota ka shumë eksperienca, unë besoj që ky moment reflektimi për të pasur më shumë siguresa dhe më shumë vetting brenda llojit, për të thënë po, t’i si kompani do bësh edhe një deklaratë, dhe po e mendojmë këtë.

Duam që institucioni ynë i auditit të bëjë edhe një minivetting për një procedurë të bashkisë së Tiranës aplikojnë mesatarisht 20 kompani, është e pamundur që kryetari i bashkisë të dijë, motra, vëllai, i afërmi, por ama në momentin që ti ke një dokument si ai i vetë deklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit ose i dekriminalizimit dhe po diskutojmë me një kompani britanike që përveç ta fitojë firma që është ulur më shumë, ajo që po diskutojmë është se duhet të shtojmë disa rregulla të tjera. Një bilbil fryrësi qe na jep informacion të tillë, duhet patjetër që t’i japim më shumë anonimitet dhe siguri.”, u shpreh Veliaj për “Real Story” në ABC News.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH