Politikë

Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, Rama në studion e Fevziut: Nuk kam asnjë koment, jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë!

Shkruar nga Liberale

Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, Rama në studion e Fevziut: Nuk

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Opinion, në Tv Klan përballë Blendi Fevziut u shpreh se nuk ka ndonjë koment për arrestimin e Ilir Metës, pasi sipas tij ai është subjekt i drejtësisë.

Kreu i qeverisë thotë se policia ka protokollet e vetë dhe ekzekuton vendimet e gjykatave.

Është subjekt i drejtësisë nuk kam asnjë koment. Unë nuk drejtoj policinë e shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolle. Unë nuk bëj komente mbi një subjekt të drejtësisë”, tha Rama, i cili komentoi edhe deklaratat e ish kryeministrit italian Matteo Renzi.

“Nuk e dëgjoj Mateo Renzin, e kam mik, por ai ka hallet e veta atje në Itali”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama këmbënguljes së Fevziut i tha se "ka gjetur njeriun e gabuar për t’ia bërë këtë pyetje."

I pyetur në lidhje me mënyrën e arrestimit nga efektivët e policisë, Rama u përgjigj se Policia e Shtetit nuk varet nga ai. Sipas kreut të qeverisë emisionet janë duke e trajtuar ish-presidentin si viktimë.

“Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle, ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolleve. Dhe unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë nëpër emisione, ditën dhe natën”, u shpreh ai.

Përgjigje u ktheu edhe kritikëve që e krahasojnë vendin me Kolumbinë.

“Gjëja më e lehtë për ju është të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë. Të krahasoni Shqipërinë me narkoregjimet. Bëjeni, nuk ka problem fare. Shqipëria ka hapur negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Hapja e negociatave nuk i bëhet një vendi që është si Kolumbia, as një vendi që është narkoregjim, as një vendi që është regjim, por një vendi që skanohet me fakte, skanohet, jo nga gazetarë që janë këtu brenda vorbullës, por nga ekspertë të BE-së që vetëm me atë merren”, tha Rama.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH