Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Rripin e Gazës.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Begaj shprehet se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.
“Pëshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, shkroi Begaj në llogarinë e tij në x.
Ndërkohë, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump njoftoi dje se është arritur marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trump në Truth Social.
“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen shkurt. Faleminderit”, shkroi ai.