Politikë

Arian Çani flet për marrëdhënien Rama-Veliaj: Ja çfarë di unë pasi kryebashkiaku shkoi në SPAK

Shkruar nga Liberale

Arian Çani flet për marrëdhënien Rama-Veliaj: Ja

Gazetari Arian Çani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë Tiranë me rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi për Ali Ahmetin.

Teksa kjo vizitë vjen pas paraqitjes së Veliajt në SPAK dy ditë më parë, Çani u shpreh se nuk beson që Rama të ketë “lëshuar” Veliajn, sepse përndryshe sipas tij do ta shmangte këtë ceremoni që mund ta kishte organizuar diku tjetër dhe jo në bashki.

“Unë mbroj hipotezën që për mua Rama nuk e ka lëshuar Veliajn dhe kam një arsye të mendoj kështu, se Veliaj është një nga gur i madh themeli për fushatën për zgjedhjet që po vijnë dhe bëj një llogari të thjeshtë, kjo udhëheqje e PS nuk e fsheh më lojën, nuk shkon me kartën e ndershmërisë.

Janë duke shkuar me kartën që faji është individual, nëse keni gjë për mua, thotë Rama, shkoni në SPAK, të njëjtën gjë po bën edhe Veliaj. Nëse e ka shitur a i intereson? Kush do jetë kali i tij i betejës 1 vit para zgjedhjeve, Veliaj ka krijuar një strukturë të fortë, edhe ekonomike. Nëse do e kishte shitur, Rama nuk do shkonte fare sot në bashki, mund të ndryshonte protokollin dhe ta organizonte ceremoninë në një vend tjetër”, tha Çani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH