Politikë

Argita Malltezi për çështjen "Partizani": Dosje e manipuluar për të eliminuar liderin e opozitës

Shkruar nga Liberale

Argita Malltezi për çështjen "Partizani": Dosje e

Bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi është shprehur se, dosja e SPAK ndaj bashkëshortit të saj, dhe babait Sali Berisha ka manipulime skandaloze.

Në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Malltezi u shpreh se ky është një sulm politik për të eliminuar liderin e opozitës me qëllim që ti hapet rruga Edi Ramës.

Argita Malltezi për çështjen "Partizani": Dosje e

“Nuk kam asnjë lloj paragjykimi për hetimin, që ka zgjatur për 3 vite. Ndonëse ka qenë hetim pa emra, ka qenë plotësisht i targetuar siç e provojnë edhe dokumentet e dorëzuara sot nga SPAK, të cilët fokusohen tek të gjithë pjesëtarët e familjes së zgjeruar të familjes së Sali Berishës. Jo vetëm fëmijët, por edhe nipërit e mbesat në çdo lloj aspekti të mundshëm të veprimtarisë së tyre. Në mënyrë totalisht të kundërligjshme dalin në vendim emrat e fëmijëve. Ajo që është shqetësuese, që duhet të jetë për çdo shqiptar, është shkelja e ligjeve për të abuzuar me hetimin. Nuk vihet në masë sigurie një njeri që nuk është pyetur asnjëherë. E ndalon në mënyrë shprehimore neni 245 i kodit të procedurës penale. E bën automatikisht të pavlefshëm; vendimi për masën e sigurisë është automatikisht i pavlefshëm nëse nuk ke dëgjuar argumentet e palës tjetër. Dhe kjo është vetëm një anë. Procedura është vetëm një aspekt. Kjo është shumë e rëndë”, tha Argita Malltezi.

“Nuk mund ta vesh tjetrin në masë sigurie, në fazë hetimi vetëm nëse ke një kusht flagrance apo që ke të dhëna se do të ikë. Në çdo rast duhej ta kesh pyetur në radhë të parë. Kjo dosje siç ka provuar sot, nëpërmjet dokumenteve të SPAK-ut që ka manipulime skandaloze. Kjo është një gjë e papranueshme. Dhe kur them që shpejt do ti trokasë në derë secilit dhe se kush duhet të ketë kujdes për atë që i vjen në derë. Po do të më kishte treguar një njeri këto gjëra që kanë ndodhur në këto çështje, sinqerisht do të kisha thënë se, siç ka të çmendur që dalin në rrugë me thikë dhe kryen një krim në rrugë, rastis një gjykatës apo prokuror që është i çmendur në sistem dhe bën diçka. Kam parë në atë 1 muaj që ka ndenjur në burg, Jamarbër Malltezi ka ndenjur 20 ditë pa vendim gjyqësor, atje kishte tufa njerëzish që qëndronin pa vendim gjyqësor. Ishin dënuar me 60 ditë paraburgim, ata kishin të drejtë të apelonin, por nuk e apelonin dot, dhe ata e kanë marrë vendimin në ditë ne 73. Pretendimi i prokurorëve të SPAK dhe gjykatës, se e thotë ligji se duhen 48 orë për të zbardhur vendimin, por nuk thotë çfarë ndodh nëse nuk e zbardh gjykata vendimin”, shtoi.

“Ky është një sulm politik për të eliminuar liderin e opozitës, për ti pastruar rrugën Edi  Ramës për betejën e tij politike, për të kamufluar korrupsionin e Edi Ramës, duke bërë sikur po luftohet korrupsioni i Sali Berishës. Për njeriun e thjeshtë, ka një impakt direkt, kur ja bëjnë Sali Berishës, ja bëjnë 1 mijë herë kujtdo tjetër dhe e kam parë me sytë e mi në burg, që njerëzit janë thjeshtë statistikë, por nuk është drejtësi”, u shpreh Argita Malltezi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH