Politikë

Argita Malltezi paraqitet në SPAK, për çfarë do të pyetet vajza e Berishës?

Shkruar nga Liberale

Argita Malltezi paraqitet në SPAK, për çfarë do të

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

‘Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë timë do të jap një deklaratë’, iu tha ajo gazetarëve.

Ajo u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe pas një prononcimi të shkurtër me gazetarët u fut brenda ambienteve të SPAK.

Kujtojmë që bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dosjen Partizani. Ndërsa ndaj babait të saj, Sali Berisha është caktuar masa "detyrim paraqitje".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH