Politikë

Argita Berisha flet pas daljes nga SPAK: U thirra për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Prokuroria e Posaçme t'i hetojë!

Shkruar nga Liberale

Argita Berisha flet pas daljes nga SPAK: U thirra për akuzat ndaj gjyqtares

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi foli për mediet, pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku deklaroi se ishte thirrur mbi akuzat që ka ngritur ndaj gjyqatares Irena Gjoka.

Në fjalën e saj Argita u shpreh se akuzat ndaj gjyqtares i ka të referuara nga shkrimet mediatike, ndërsa shtoi se SPAK ka për detyrë të hetojë.

“U thirra si një person që mund të ketë dijeni mbi çështjen. Në parim, dhe bazuar në kodin, SPAK ka mundësi që të zgjerojë objektin e hetimit dhe të arrijë në zbardhjen e së vërtetës.

Unë i jam referuar shkrimeve mediatike, SPAK ka për detyrë të hetojë, nuk është detyra ime të bëjë punën e SPAK. Megjithatë, nuk kam besim te një institucion që mbajti për një vit në arrest liderin e opozitës ndërsa Jamarbër Malltezi është në arrest vetëm për faktin se mori tokën e tij.

Mund të mendoni se çfarë standarti ka ky institucion. Përsa i përket veprave të tjera penale të Irena Gjokës, SPAK nuk ka preferuar të kryejë hetime”, u shpreh Argita Berisha.

Kujtojmë që më 19 tetor të vitit 2024 gjyqtarja Irena Gjoka, qe ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë, ku i kërkon që të hetojë deklarata e bera publikisht nga Argita Malltezi.

Në një konference për shtyp të zhvilluar në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi akuzonte gjyqtaren se kishte marrë 500 mijë euro nga një ish- eksponent i Partisë Socialiste. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH