Politikë

Arben Ahmetaj ‘surprizohet’ nga një kryetar partie i Tiranës, gazetari nxjerr foton: Çfarë planesh po thurin?

Shkruar nga Liberale

Arben Ahmetaj ‘surprizohet’ nga një kryetar partie i

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj, edhe pse i shpallur në kërkim nga SPAK-u, vathdon jetën i qetë në Zvicër. Ai po mban lidhje dhe kontakte me politikën dhe më shumë me përfaqësues të opozitës.

Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook nga gazetari Adriatik Doçi, ai shihet teksa po shijon pushimet me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dulen në Mendrisio të Zvicrës.

Nuk dihet se çfarë po kurdisin Ahmetaj dhe Dule, por gazetari Doçi me ironi shton se po mendojnë si të çajnë rrethimin e Çetës së Dibrës. Tigri duke bërë plane nga Mendrisio e Zvicrës si të çajë rrethimin e Çetës së Dibrës! Dhe një mik që i gjendet në ditë të vështira. Duket si i agjenturës greke”,- shkruan gazetari Doçi.

Kujtojmë se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”.

Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për  “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .

Arben Ahmetaj ‘surprizohet’ nga një kryetar partie i

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH