Politikë

Apeli ia dha Berishës vulën e PD-së! A ishte përfundimtar vendimi që mori sot Gjykata e Lartë pas kërkesës së Bashës për pezullim?

Shkruar nga Liberale

Apeli ia dha Berishës vulën e PD-së! A ishte përfundimtar

Gjykata e Lartë sipas mediave online ka rrëzuar rekursin e Lulzim Bashës për pezullimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që i dha vulën e PD-së, Sali Berishës.

Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike – thanë në reagimin e menjëhershëm pas vendimit Demokratët Euroatlantikë "lidhur me vendimin skandaloz të Apelit."
"Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë".

Kujtojmë se për këtë vendim, Berishës i dha të drejtë edhe Gjykata e Apelit. Pas një përplasjeje 3-vjeçare në kampin opozitar, në Qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi se kryetari legjitim i PD-së është ish-kryeministri Berisha.

Pavarësisht se Gjykata e Apelit ia dha vulën e PD-së Berishës, Lulzim Basha kishte paralajmëruar rekursin që në Korrik, kërkesë që u rrëzua këtë të martë.

Nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e radhës e Bashës pas këtij vendimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH