Politikë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, në rrezik mandati i Belerit si kryebashkiak i Himarës

Shkruar nga Liberale
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, në rrezik mandati i Belerit

Fredi Beleri rrezikon seriozisht t'i digjet mandati i marrë si kryebashkiak i Himarës. 

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për leje të posaçme.

Kjo leje lidhej pikërisht me kërkesën e Belerit për t’u betuar para Këshillit Bashkiak si kryebashkiak i Himarës.

Përmes avokatëve, por edhe personalisht nga kafazi i sallës, Beleri kërkoi më herët ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.

Fredi Beleri ndodhet në qeli që prej Majit të këtij viti me dyshimet se bashkë me Pandeli Kokaveshin, është përfshirë në korrupsion zgjedhor në vendoret e 14 Majit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH