Politikë

Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj dorëzon në Parlament kërkesën për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD (DOKUMENTI)

Shkruar nga Liberale

Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj dorëzon në Parlament

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ka depozituar në Kuvend kërkesën për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Pas humbjes së vulës prej grupimit të Bashës ku ai bën pjesë, Alibeaj lajmëroi edhe më herët se nuk do të jetë pjesë më e Partisë Demokratike, pasi vula dhe logo iu dhanë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha tashmë ka shpallur një emër të ri për grupimin e tij e cila quhet ‘Demokratët Euroatlantikë’.

Mësohet se Alibeaj ka kërkuar të cilësohet si deputet jashtë grupeve parlamentare.

Më herët Alibeaj reagoi në lidhje me vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit e cila i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD se drejtuar nga Berisha dhe politika e tij e vjetër.

Alibeaj, në kërkesën e tij depozituar Kuvendit kërkon që të ketë pozicionin tashmë të ‘Deputetit jashtë grupeve parlamentare" dhe tashmë mbetet për t'u parë nëse kërkesa e tij do merret parasysh nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

“Në mbështetje të nenit 15 pika 8 e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ju njoftoj për largimin tim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Për këtë shkak, e sapo ju, të bëni njoftimin në seancën plenare më të parë, pozicioni im, në kuadër të organizimit të brendshëm të Kuvendit, do të jetë ai i “Deputetit jashtë grupeve parlamentare”. Ky deklarim imi, përfshin edhe rishikim të pozicioneve përfaqësuese, politike dhe administrative të mia, brenda strukturimit të deritanishëm të Kuvendit”, thuhet në kërkesën e Alibeajt.

Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj dorëzon në Parlament

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH