Politikë

Apartament, vila tek Gjiri i Lalëzit, llogari bankare/ Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit

Shkruar nga Liberale

Apartament, vila tek Gjiri i Lalëzit, llogari bankare/ Gjykata e

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Theksojmë se trupa gjykuese e përbëre nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lëne në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Mes pronave të sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive. Malltezi mbahet i izoluar me masën e arrestit shtëpiak.

Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH